75 Mall Live Search
15:10 / E Premte, 28 Mars 2025 / G T

Serie A shkruan për Amir Rrahmanin, ka një rekord interesant këtë sezon

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani cilësohet si “profesor” nga faqja zyrtare nga Serie A.

Kjo pasi, Rrahmani është futbollisti me më së shumti pasime të suksesshme gjatë këtij edicioni, shkruan Indeksonline

Rrahmani ka bërë 1889 pasime të saktë edhe pse është vetëm një mbrojtës.

I dyti me pasime të sakta në Serie A është Ndicka i Romës. Pas tij, vijnë Bastoni (1619), Kalulu (1599) dhe Locatelli (1577)./Indeksonline/