Serie A vlerëson lartë Rrahmanin, tregon statistikat që e bëjnë atë “mbret”
Amir Rrahmani pati një stinor fantastik me Veronën, ndërsa është shumë afër që të transferohet në Napoli.
Llogaria zyrtare e Serie A në Instagram ka treguar suksesin e Rrahmanit pas vetëm një stinori në ligë, transmeton Indeksonline.
Reprezentuesi kosovar ka rikuperuar më së shumti topa nga të gjithë, gjithsej 240.
“Rrahmani është lojtari me më së shumti topa të rikuperuar: 240 në total” – shkruhej në postimin e Serie A në Instagram./Indeksonline/