Series A i shtohen dy shqiptarë, Salernitana ngjitet një rang më lart por presidenti detyrohet ta shesë klubin

Pas 23 vjete, skuadra e Salernitanas do të jetë pjesë e Series A.
Ata kanë arritur të sigurojnë biletën për të qenë pjesë e Series A pas 23 vitesh, transmeton Indeksonline.
Në këtë skuadër luajnë dy shqiptarë, Frederik Veseli dhe Riza Durmishi.

Por, presidenti i këtij klubi, Claudio Lotito nuk mund të jetë president i Salernitanas në Serie A.
Kjo pasi Lotito është president i Lazios dhe nuk mund të jetë president i dy ekipeve në të njëjtin rang.
Ai ka 30 ditë kohë që ta shesë klubin. Kështu e thotë rregullorja e Series A./Indeksonline/