10:24 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Serioze dhe me maskë, Dua Lipa ndryshon dukjen

Dua Lipa ka vendosur të bëjë një ndryshim në dukjen e saj.

Këngëtarja kosovare me famë botërore është parë dje duke dalë nga një studio ku është duke përgatitur projekte të reja.

Siç mund të shihni, Dua ka ndryshuar modelin dhe ngjyrën e flokëve. Po ashtu, edhe veshja e saj ishte më serioze këtë herë.

Por, as maska e vënë në fytyrë nuk e prishte bukurinë e saj./Indeksonline/