Serish bashkë, Kida dhe Mozzik kanë gati dy surpriza

Dy këngëtarët e dashur për publikun, Kida dhe Mozzik edhe këtë verë do ti gëzojnë fansat e tyre.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se dyshja do të vijnë së shpejti me bashkëpunimin e radhës, madje jo me një këngë por dy.
Ky është bashkëpunimi i katërt mes tyre, ku të gjitha kanë qenë të suksesshme dhe grumbullojnë miliona klikime.
Padyshim që edhe ky projekt, do të jetë një nga hitet e verës. /IndeksOnline/