Sërish gjenden mbetje mortore në Tabje të Pejës, kërkohet veprim nga institucionet

Në Tabje të Pejës sërish janë gjetur mbetje mortore, që po dyshohet se janë të ballistëve të vrarë kah mesi i viteve të 40-ta, të shekullit të kaluar.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline Afrim Shabi nga Qendra për Hulumtime Shoqërore dhe Shkencore.
“Janë të nëntorit viti 1944 e 1945, mbi 3600 të pushkatuar e shumica të Ballit Kombëtar. Të gjitha trojeve etnike”, thotë ai.
Shabi tregon se mbetjet e gjetura i ka dërguar në zyre të tij, pasi nuk ka besim në institucione.
“Nuk kam më besë në institucione e i dergova në zyren time”, u shpreh ai.

Në zyren e tij gjenden edhe eshtra të tjerë që janë zbuluar në vitin 2015.
Ai kërkon nga institucionet që të merren me këtë dhe nga nesër në atë vend të vendosen shiritat./Indeksonline/