75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / P M

Sërish grafite në Mitrovicë, këtë herë me thirrje për paqe

Veriu i Mitrovicës është mbushur sërish me grafite.

 Këtë herë, mesazhet e shfaqura nëpër mure kanë një përmbajtje të pazakontë për zonën, ato bëjnë thirrje për paqe, arsim dhe jetë normale.

Grafitet janë parë në muret e shkollës teknike si edhe në garazhet e universitetit paralel në pjesën veriore të qytetit.

Në to shkruhet: “Duam paqe”!, “Duam të mësojmë”!, ”Duam jetë normale”!, por edhe një tjetër mesazh me nuanca politike: “S’jua japim Serbinë”!, raporton Klan Kosova.

Të gjitha këto janë shfaqur vetëm një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, duke i vendosur nxënësit përballë këtyre mesazheve që në ditën e parë të kthimit në shkollë.

Kjo vjen pas fshirjes së grafiteve me përmbajtje shoviniste dhe nacionaliste që kishin dominuar muret e qytetit disa ditë më parë.