15:34 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / k.v

Sërish nuk hidhen në votim marrëveshjet ndërkombëtare, s’voton opozita

Në Kuvendin e Kosovës nuk janë vendosur në votim fare marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të votoheshin seancën e së enjtes.

Kjo sipas kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca për shkak të mungesë së kuorumit, pasi që në votim nuk po  merr pjesë opozita.

Marrëveshjet ndërkombëtare të paraparë që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve.