Serish nuk ka qetësi për Afrona Dikën, ja me çfarë po përballet modelja

Le të themi se këto nuk janë ditë më të mira për Afrona Dikën.
Modelja ka rënë sërish pre e një sulmi kibernetik. Bukuroshes i kanë vjedhur Instagramin për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër.
Edhe ky veprim ka përkuar me momentin kur në media u publikua lajmi se ajo dhe Blero i kanë dhënë fund martesës.

Kujtojmë që dy javë më parë përmes një Instastory, Afrona njoftoi se e ka rimarrë sërish profilin e saj, duke i falenderuar të gjithë për ndihmën e dhënë.
“Përshëndetje të gjithëve, tani profilin tim e kam sërish, ishte hakuar për disa ditë. Dua të falenderoj me zemër ato që më ndihmuan në rikthimin e tij”, shkroi modelja në atë kohë, pa e ditur se do i ndodhte e njëjta gjë shumë shpejt.
