75 Mall Live Search
17:36 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sërish nuk zgjidhet kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Jakupi e Pepaj nuk morën vota mjaftueshëm

Deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes votimit të fshehtë kanë votuar për të dytën herë për zgjedhjen e kryesuesit të bordit të ZRRE-së.

Nga ky votim, ku deputetët që ishin të pranishëm votuan radhazi asnjëri prej tyre nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë post, gjë që çon në përsëritje të konkursit, shkruan Indeksonline.

Dy kandidatët, Bekim Jakupi dhe Petrit Pepaj morën vota të përafërta me njëri-tjetrin nga deputetët. Nga 79 vota sa ishin gjithsej, 7 ishin të pavlefshme, ndërsa 39 ishin për Jakupin dhe 33 për Pepajn.

Ndryshe seanca e Parlamentit të Kosovës është duke vazhduar pas pauzës./Indeksonline/