14:38 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Sërish pakënaqësi në mesin e punëtorëve teknik në QKUK, Qeveria nuk paguan dy kategori

Kastriot Gjoshi nga Këshilli i punëtorëve mbështetës në QKUK ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, duke bërë të ditur se  dy sektorë janë diskriminuar nga pagesat e Qeverisë. Bëhet fjalë për shërbyesit e sigurimit dhe higjienistët.

Ai ka thënë se ky diskriminim është i papranueshëm për këta punëtorë, duke kërkuar kështu që Qeveria dhe ministria, urgjentisht t’i paguajë këta punëtorë.

Postimi i plotë i tij:

Miq të mi,
Përkundër lajmit të mirë për realizimin e të drejtave tona të ligjshme, për të cilat kemi reaguar e protestur, sërish paska ndodhur diskriminimi. Ndarja paska vazhduar për puntorët ndihmës, për punëtorët më të vyer që janë sigurimit dhe higjienistët. Keta dy sektorë janë shumë të rëndësishëm dhe pa ta ne nuk mund të funksionojmë. Është i papranushem ky diskriminim për këta punëorë.
Kërkojmë urgjentisht nga Qeveria dhe ministria të paguhen këta punëorë.