75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Sërish pakënaqësi nga Presidenti Trump: Janë gjetur probleme të jashtëzakonshme në makineritë e votimit

Ndonëse ka pranuar rezultati zgjedhor në ShBA, presidenti Donald Trump, sërish ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me procesin zgjedhor, duke thënë se ka një numër të votave e të cilat janë shfaqur gabimisht, transmeton IndeksOnline.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se shkalla e gabimit në makineritë e votimit në Michigan ka shkuar në 68 për qind.

“Sipas ligjit një përqindje e vogël e gabimit lejohet, mirëpo a ka shkelur   ligjin Sekretari i Shtetit të Michigan? Qëndroni të kyqur!”, ka shkruar Trump.

Ndërsa në një status paraprakë ka thënë se Amerika nuk është e tillë, duke ju referuar këtij gabimi në vota.