Sërish përplasje tek Arsenali, ishte radha e Ozilit…
Tek Arsenali nuk po gjejnë qetësi dhe gjithçka duket se është pasojë e rezultateve që vlerësohen si më të dobëtat në 42 vjetët e fundit.
Ndërsa çështja “Xhaka” ra në heshtje, një tjetër ka lindur mbrëmjen e së enjtes pas humbjes ndaj Brightonit.
Këtë herë ishte radha e Mesut Ozil, i cili u përplas me ish-shokun e tij të skuadrës gjermanin Mertesacker, i cili aktualisht mban postin e ndihmës trajnerit te “topçinjtë”. Teksa la fushën e lojës, Ozili shkëmbeu gjeste dhe të britma me gjermanin tjetër tek Arsenali.