15:18 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sërish Prishtina e para me numrin e të infektuarve, brenda ditës rezultojnë pozitiv 78 persona

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes njoftimit të rregullt, ka shpalosur edhe numrin e rasteve për secilën komunë veç e veç, raporton IndeksOnline.

Tutje edhe sot si çdo herë tjetër prin Prishtina me 78 persona të infektuar e duke u pasur nga Gjilani me 18 raste, Mitrovica me 15 raste e duke lënë në vendin e katër Fushë Kosovën me 9 raste.

Pasojnë komuna e Pejës 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe për ta përmbyllur me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.