14:11 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Sërish protestohet: 1 minutë heshtje, 14 minuta protestë me tenxhere e tepsi!

Një ftesë për protestë me tenxhere e tepsi, që tashmë po bëhen disa ditë që po realizohen të tilla, e me qëllime të ndryshe, është bërë edhe sot.
Një qytetar ka shpërndarë një njoftim me anë të së cilit kërkohet të protestohet pas viktimës së parë nga Covid-19, nga ora 20:00, transmeton IndeksOnline.

Qytetari Fitim Pacolli, ka kërkuar që të mbahet 1 minutë heshtje e të ndalen dritat, ndërsa pas kësaj do të vazhdohet për 14 minuta të tjerë protesta me tenxhere e tepsi kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Sot PROTESTA zgjatë 15 minuta! Nga ora 20:00 deri në ora 20:15!Të mbrohemi nga Covid 19 dhe mocioni #rrineshpi dhe #Protesto!

#meKryemnistrin #MocioniNukKalon #NukKthehemiNeTerr”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë ju njoftojmë se për shkak të viktimës së parë nga Covid-19 sonte prej orës 20:00 do të mobilizohemi bashkë që të mbajmë 1 minutë heshtje nga ora 20:00 duke i ndalë dritat dhe duke përdorur blicat e telefonëve tanë nëpër ballkone si shenjë solidarizimi me familjet e viktimave si dhe për të përquar mesazh vetëdijësimi rreth rrezikut nga ky virus, nga ora 20:01 vazhdojmë protesten me zhurmën e tenxhereve dhe tepsive kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti!

Sot PROTESTA zgjatë 15 minuta! Nga ora 20:00 deri në ora 20:15!

Të mbrohemi nga Covid 19 dhe mocioni #rrineshpi dhe #Protesto!

#meKryemnistrin #MocioniNukKalon #NukKthehemiNeTerr