75 Mall Live Search
16:43 / E Diele, 03 Mars 2024 / G T

Sërish rrezikohet Granit Xhaka, gati sa nuk ia thyejnë këmbën në Bundesliga

Skuadra e Bayer Leverkusenit është duke fituar minimalisht 0:1 ndaj Kolnit në ndeshjen e javës së 24-të në Bundesliga.

Në minutën e 14’të, ekipi vendas mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Thielmann u ndëshkua me kartonin e kuq direkt, shkruan Indeksonline

Thielmann bëri një ndëhyrje të ashpër në mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka dhe u ndëshkua me kartonin e kuq.

Për fat të mirë lojtari i Kombëtares së Zvicrës vazhdoi ndeshjen.

Kjo nuk është hera e parë që lojtarët po përpiqen ta lëndojnë mesfushorin e Bayer Leverkusenit këtë sezon./Indeksonline/