Sërish s’ka minuta për Zhegrovën, “Zonja e Vjetër” fiton thellë ndaj Parma-s
Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore të thellë 1:4 ndaj Parmas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.
Golat për “Zonjën e Vjetër” i shënuan: Bremer (2), Jonathan David dhe McKennie, shkruan Indeksonline
Të vetmin për vendasit e shënoi Cambiaso (autogol) në minutën e 51’të.
Raddoppia la @juventusfc! MCKENNIE 🇺🇸🪄#ParmaJuve 0-2 pic.twitter.com/xNI5SrERpN
— Lega Serie A (@SerieA) February 1, 2026
Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova as në këtë ndeshje s’pati minuta. Trajneri Spalletti vendosi ta lë në stol lojtarin shqiptar.
Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 45 pikëve në pozitën e 4-të./Indeksonline/

