Sërish tensione në KQZ – Daka: Jemi shndërruar në institucion ku partitë po i shpalosin platformat politike

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se partitë politike po e përdorin këtë institucion për t’i shpalosur platformat politike.
Daka u ka kërkuar anëtarëve të flisnn me radhë.
“Shkresat që m’i dërgojnë i kontrollojnë dhe unë e barti çdo përgjegjësi për të gjitha shkresat çka i nënshkruaj”.
Por me këtë nuk është pajtuar anëtari i VV-së Sami Kurteshi pasi që ai ka thënë se kanë të drejtë t’i bartin kërkesat e partive në KQZ.
“Nuk kanë kaluar listat dhe kush ka propozuar që të bëhet një selektim, propozojmë që listat të mos miratohen dhe këtë vendim nuk e ka marrë KQZ-ja”.
Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes e-maileve për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Operacioni i hapjes së e-mailave është përfunduar dhe tashti jemi në fazën e procesimit të dhënave që konsiderojmë të përfundojë sot”.
“Mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes e-maileve deri tani”.