75 Mall Live Search
23:42 / E Premte, 30 Maj 2025 / MSH

Sërish tentohet konstituimi i kuvendit…

Për të 24-tën herë, që nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, deputetët do të mblidhen për të tentuar konstituimin e kuvendit.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 10:30, raporton IndeksOnline.

Rëndom si në seancat paraprake, do të tenntohet votimi i formimit të Komisionit për votim të fshehtë, komision ky që ka dështuar të krijohet deri më tani.

Partitë po refuzojnë tash e sa kohë të propozojnë emra për anëtarë të komisionit.

Bashkë me këtë bllokim, kuvendi vazhdon të mos ketë kryetar/e e as kryesi, teksa akoma nuk janë formuar institucionet e reja./IndeksOnline/