75 Mall Live Search
16:11 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / BA

Sërish tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë u regjistruar mesditën e së hënës në Turqi. Pasgoditjet vazhdojnë prej ditësh në lagjen Sindirgi të Balikesir. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 11 kilometrash.

Tërmeti u ndje në shumë provinca përfshirë Stambollin, Izmirin dhe Bursën. Ende nuk ka raportime nëse ka dëme apo të lënduar. Kryetari i bashkisë së Sindirgit, Serkan Sak njoftoi se kjo zonë ka përjetuar afërsisht 15,000 lëkundje pasuese që nga 10 gushti.

Turqia ndodhet në disa vija aktive sizmike. Një tërmet në shkurt të vitit 2023 në jug të Turqisë dhe në Siri vrau më shumë se 53,000 njerëz dhe shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit të lashtë të Antakyas. Një lëkundje me magnitudë 5.8 ballë në korrik të këtij viti vrau një person dhe plagosi 69 të tjerë në të njëjtin rajon.