08:52 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / AR

Sërish tërmet në Turqi

Një tërmet tjetër raportohet të ketë goditur qendrën e Turqisë.

Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së thotë se një lëkundje me magnitudë prej 5.5 shkallësh është ndier rreth 10 kilometra afër qytetit të Golbasit, raporton BBC.

Megjithatë Qendra Sizmologjike Evrpiano-mesdhetare franceze tha se tërmeti afër Golbasit kishte shkallë prej 5.6 shkallësh dhe ishte në thellësi prej dy kilometrash.

Të dy agjencitë kanë njoftuar se tërmeti ka ndodhur në orën 03:13 të mëngjesit.