07:52 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Serri, viziton qendrën mësimore të komuniteteve

Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri, do të vizitojë Qendrën Mësimore në Fushë-Kosovë, që është pjesë e projektit të financuar nga BE-ja i cili synon të sigurojë prospekte më të mira për arsim për fëmijët dhe të rinjtë romë, ashkali dhe egjiptianë.

Qendrat mësimore, gjithashtu lehtësojnë kontaktin midis mësuesve në shkolla publike dhe prindërve romë, ashkali dhe egjiptianë për të përmirësuar komunikimin midis tyre dhe për të krijuar një mjedis më të mirë shkollor për të mirën e fëmijëve.

Deri tani, 1.620 fëmijë dhe të rinj kanë përfituar nga aktivitetet në dhjetë qendra mësimore në të gjithë Kosovën.