Servisimi dhe blerja e kalldajave, Ministrisë së Arsimit i kushtoi mijëra euro
Ministria e Arsimit ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë për këtë vit.
Këtë herë, ky dikaster qeveritar ka kërkuar servisimin dhe furnizimin me kalldaja, për shkollat në vendin tonë.
Fillimisht, për tenderin në fjalë janë ndarë hiç më pak se 110. 000,00 euro.
Është operatori ekonomik H&B- Consulting Sh.P.K, që ka fituar tenderin për 85 mijë e 448,80 euro- shkruan IndeksOnline.
Në tenderin e publikuar nga Prokurimi bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 92 mijë e 286,60 euro. /IndeksOnline/