Servisimi dhe mirëmbajta e ashensorëve QKUK-së i kushton mbi 156 mijë euro
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) më 21 mars të këtij viti ka kurorëzuar kontratën e radhës për mirëmbajtjen e dhe servisimin e ashensorëve.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Servisimi dhe mirëmbajtja e ashensorëve të QKUK-së”, për 36 muaj ka kushtuar 156.156.48 euro, transmeton Indeksonline.

Derisa për këtë tender kanë aplikuar tre operatorë, çmimi më i lartë ka qenë 162.486 euro.
Emri zyrtar i kompanisë që ka fituar tenderin është “Ejona”, Sh.P.K nga Peja.
Data e inicimit të aktivitetit të prokurimit është bërë më 19.09.2018, kurse data e publikimit të njoftimit të dhënies së kontratës më 28.02.2019. /Indeksonline/
