75 Mall Live Search
19:01 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave Volswagen, Doganës së Kosovës i kushton gati 34 mijë euro!

Ditë më parë Dogana e Kosovës ka kurorëzuar kontratën e radhës.

“Ofrimi i shërbimeve të servisimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve të Doganës së Kosovës- të tipit Volswagen”, ka kushtuar 33 mijë e 614.51 euro- transmeton Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 120 mijë euro.

Kanë qenë gjashtë operatorë ekonomik ata që kanë aplikuar për këtë tender, derisa ajo i është dhënë “LTG Kosova” L.L.C.  /Indeksonline/