00:02 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Serwer: Ballkani në rrezik (Video)

Rreziku i një ripërtëritjeje të dhunës dhe paqëndrueshmërisë politike po rritet në Ballkan, sipas analistit Daniel Serwer, një njohës i mirë i problematikave të rajonit.

“Dekadat e progresit në pajtimin e paskonfliktit dhe rimëkëmbjen ekonomike në vazhdën e ndërhyrjeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të viteve 1990, janë venitur, e në disa fusha madje ka kthim mbrapa”, thotë Serwer.

Marrëveshjet ndërkombëtare që sjellin paqe, duke u bazuar në parimin që kufijtë ekzistues nuk duhet të zhvendosen për të akomoduar dallimet etnike, janë të dobësuar e mund të shpërbëhen fijesh me pasoja të padëshirueshme për Shtetet e Bashkuara.

Këto mund të përfshijnë radikalizimin e myslimaneve të Ballkanit, rritjen e problemeve ruse në kufijtë e ose madje brenda Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) – për shembull, në Shqipëri, Kroaci apo Mal te Zi – si dhe një krizë të re refugjatesh për aleatët evropianë.

Gjatë 10-vjeçarit të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të ulin angazhimet e tyre në Ballkan dhe t’ia kalojnë stafetën Bashkimit Europian, por Brukseli është i hutuar, i ndarë dhe ngurrues.

“Rënia e gjatë pas krizës financiare të vitit 2008, asaj fiskale greke, vërshimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Brexit-i e kanë rrudhur dëshirën e bllokut për zgjerim. Besueshmëria e BE-së është zvogëluar në mënyrë dramatike, ashtu si dhe ajo levave të saj mbi politikanët e Ballkanit të cilët ndihen të kërcënuar nga reformat e kërkuara për anëtarësim, por nuk shohin shanse për t’u bashkuar me unionin së shpejti”, vazhdon Serwer,transmeton TCH.

Një përsëritje e konflikteve ushtarake të zgjatura dhe intensive që dëmtonin Ballkanin në vitet 1990 është e pamundur – shpjegon eksperti, i cili e konsideron megjithatë paqëndrueshmërinë dhe përplasjet e armatosura, ndoshta duke përfshirë paraushtarakët e trajnuar dhe të pajisur me rusë, janë një mundësi reale.