Serwer për sigurinë në Kosovë: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha

Njohësi i politikave në Ballkan, Daniel Serwer ka dhënë një vlerësim mbi zhvillimet në rajon.
Në një përgjigje për klankosova.tv, ai u shpreh se aktualisht Kosova qëndron mirë sa i përket situatës së sigurisë.
”Kosova është mirë për tani”, thotë ai.
”Por, nuk e di sa më gjatë do të dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të mbajnë praninë e trupave të saj”.
Lidhur me deklarimet e presidentit amerikan, se në Kosovë, së fundi u ndalua një përshkallëzim, profesori i ”Johns Hopkins”, u shpreh se FSK do të ketë shumë shpejt obligime shtesë në menaxhimin e sigurisë.
”Ka shumë probleme më të mëdha në botë”.
”FSK një ditë, ndoshta shumë shpejt, do të ketë përgjegjësi të mëdha”, u shpreh ai.
Sipas tij megjithëse Kosova mbetet një prioritet për aleatët ndërkombëtarë, interesat e mëdha të SHBA-së mund të ndikojnë në angazhimin e mëtejshëm të trupave amerikane në rajon.