75 Mall Live Search
15:57 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

S’është 1 Maji, por koronavirusi/Parku në Sllatinë përplotë vizitorë

Kosova është një nga shtetet e prekura me pandeminë koronavirus.

Tashmë në vendin tonë rezultojnë 16 të infektuar, ndërsa po vazhdon testimi edhe i të dysharve të tjerë.

Pavarësisht apelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe masave mbrojtëse që ka rekomanduar IKSHPK, qytetarët e Kosovës duket s’janë ende të ndërgjegjësuar për parandalimin e këtij virusi.

Derisa sot, shumë nga ta, dolën në hapësira publike për t’i shijuar rrezet e diellit.

Kjo u pa edhe në Parkun e Sllatinës, ku Indeksonline sjellë imazhe që shihen edhe dhjetëra makina të parkuara.

Edhe vet Parku përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që qytetarët e Republikës së Kosovës të qëndrojnë në shtëpi, por duket se kjo thirrje për disa po has në vesh të shurdhër.

Ky është reagimi në faqen zyrtare: Parku Rekreativ “te Pishat” në Sllatinë

Ne Pisha nuk po respektohet rregulli i qeverise per mos grumbullim te njerezve ne numer te madh..!! Ju lutemi, ne jemi ndal nga punat, nga shkollat, nga te gjitha aktivitetet ne menyre qe te parandalojme shperndarjen e coronavirusit, ne te njejten kohe ka aq numer te madh te vizitoreve ne Pisha sa qe potencialisht rrezikojne shendetin e njeri tjetrit..!! Restoranet dhe Kafiterite ne Pisha jane te mbyllura pikerishte per kete arsye !!!

Po ju apelojme te vetizoloheni sepse kjo eshte E VETMJA MENYRE SE SI JU TE MBROHENI..!!