S’është aksidentuar ministri Mustafa, mirëpo këta zyrtarë të MPB-së
Vetura e ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është aksidentuar gjatë ditës së sotme në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Ndonëse në një media u raportua se në veturë gjendje ministri Mustafa, mirëpo nuk po del të jetë ashtu.
I pari i MPB-së në ato momente gjendjen në Ministri.
Ndërsa, Indeksonline mëson se në veturën zyrtare gjendeshin katër persona; Gazmend Orana, Nazif Hoxha si dhe dy këshilltarët; Agim Sinani si dhe Jetmir Tahiri.
Vetura e cila goditi këta të fundit ishte xhip i tipit “Tiguan”.