75 Mall Live Search
08:43 / E Shtunë, 17 Korrik 2021 / OSH

S’është e lehtë të jesh Messi, tifozët bllokojnë hyrjen e restorantit ku ishte argjentinasi

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi është një shembull se nuk është e lehtë të jesh i famshëm.

Messi është duke qëndruar në Miami për pushime dhe mbrëmë ishte në një restorant për darkë, transmeton Indeksonline.

Por, derisa po dilte nga restoranti, në hyrje po e prisnin me dhjetëra tifozë që ishin vendosur aty duke e pritur argjentinasin.

Me plot vështirësi, Messi arriti të largohej nga aty. Shikoni pamjet për më shumë./ Indeksonline/