S’është më ‘single’, Kimi në romancë me kampionin e Formula 1
Ylli amerikan, Kim Kardashian, 45 vjeçe, thuhet se ka fluturuar nga Los Angeles me avionin e saj privat prej 100 milionë paundësh për një arratisje romantike me pilotin e Ferrarit në Formula 1, Lewis Hamilton, 41 vjeç.
Thashethemet po qarkullojnë se superylli i garave automobilistike, Lewis Hamilton, po e josh mbretëreshën amerikane të reality show-ve, Kim Kardashian, transmeton Indeksonline.
Kim udhëtoi nga Los Angeles me avionin e saj privat për të kaluar një mbrëmje intime me legjendën britanike të F1.
Nëna e katër fëmijëve dhe kampioni shtatë herë i botës në Formula 1 shijuan një darkë romantike dhe një masazh për çifte gjatë një fundjave relaksuese në fshat. Kim zbarkoi në Aeroportin e Oksfordit të shtunën pasdite, ku dy makina njëra vetëm për bagazhet e saj ishin gati për ta shoqëruar drejt Estelle Manor./Indeksonline/


