75 Mall Live Search
08:56 / E Martë, 26 Tetor 2021 / OSH

S’është për çudi/ Vëllau sulmon vëllaun në seancën për pronë!

Dje është shënuar një rast “Sulm/Kanosje” në Policinë e Kosovës, rreth orës 11-20, shkruan IndeksOnline.

Kjo pasi që, dy vëllezër janë rrahur mes vete.

Sipas Policisë së Kosovës njëri nga ta është arrestuar pasi derisa ka qenë në seancë gjyqësore  në Gjykatën Themelore Prishtinë lidhur me një rast të kontestit pronësor, e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

“Fsh. Hajvali, Prishtinë 25.10.2021-11:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti derisa ka qenë në seancë gjyqësore  në Gjykatën Themelore Prishtinë lidhur me një rast të kontestit pronësor, e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/