21:43 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

S’është përgjegjëse, por Komuna e Prizrenit bën pastrimin e zonës kufitare në Morinë

Përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook, kryetari i Komunës së Prizrenit, Myteher Haskuka ka njoftuar opinionin se pavarësisht se s’janë përgjegjës për pastrimin e pikës kufitare në Morina, ata kanë larguar mbeturinat nga kjo pjesë, përcjellë Indeksonline.

Madje i pari i Prizrenit, ka shtuar se ndonëse kanë bërë kërkesë nga Ministria e Punëve të Brendshme rreth një lokacioni për vendosjen e një “e-kiosku” për dhënien e çertifikatave, ky institcion ende s’ka dhënë përgjigje.

Ky është postimi i tij i plotë:

Përkundër bllokimit të kontraktimit të pastrimit nga ana e OSHP-së që nga muaji shkurt i këtij viti, përkundër faktit që Komuna e Prizrenit nuk është përgjegjëse për pastrim të pikës kufitare në Morinë, duke e parë gjendjen e keqe së bashku me Ekoregjionin është bërë pastrimi I zonës kufitare. Falënderoj punëtorët e Ekoregjionit për punën e tyre!

Për më shumë, Komuna e Prizrenit para tre muajsh ka kërkuar një lokacion nga Ministria e Punëve të Brendshme për vendosjen e një “e-kiosku” për dhënjen e çertifikatave dhe shërbim qytetarëve në pikën kufitare, ende jemi duke pritur përgjigjen..