S’është Rusia, SHBA sheh një vend tjetër si konkurrentin e saj më të madh

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës fqinje e ka shqetësuar botën. Megjithatë, në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, një tjetër shtet po i shkakton më shumë shqetësim vendit.
Pavarësisht luftës ruse të agresionit në Ukrainë dhe kërcënimeve bërthamore nga Moska, SHBA e sheh Kinën si sfidën më të madhe gjeopolitike.
“Pekini dëshiron të zgjerojë sferën e tij të ndikimit në rajonin Indo-Paqësor dhe të bëhet fuqia kryesore në botë”, thuhet në strategjinë e re të sigurisë kombëtare që qeveria amerikane publikoi në Uashington.
“Republika Popullore e Kinës është e vetmja konkurrente që jo vetëm synon të transformojë rendin ndërkombëtar, por gjithashtu ka fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për ta bërë këtë. Në konkurrencën me Kinën, dhjetë vitet e ardhshme janë “qartësisht dekada vendimtare”thuhet në reagim.
Që nga inaugurimi i tij, qeveria e presidentit amerikan Joe Biden është fokusuar te Kina në aspektin e politikës së jashtme dhe ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Pekinit.
Qeveria amerikane thekson qasjen e përgjithshme të forcimit të koalicioneve ndërkombëtare, por edhe të bashkëpunimit kudo që është e mundur me kundërshtarë si Rusia dhe Kina për të trajtuar sfidat globale që nuk mund të zgjidhen ndryshe – si kriza klimatike, siguria ushqimore apo pandemitë./Indeksonline/