75 Mall Live Search
14:36 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / G T

Sesko mungon, mbrojtësi i Sllovenisë: Është motivim shtesë, do fitojmë për të kundër Kosovës…!

Kombëtarja e Kosovës të shtunën në mbrëmje zhvillon ndeshjen ndaj Sllovenisë, e vlefshme për Kupën e Botës 2026.

Është konfirmuar mungesa e sulmuesit të Manchester Unitedit, Benjamin Sesko për këto dy ndeshje të nëntorit, shkruan Indeksonline

Futbollisti i Zenitit, Vanja Drkusic thotë se ndaj Kosovës do jetë motivim shtesë mungesa e Seskos.

Na Kosovu opozarjajo, kaj zmore Slovenija brez Benjamina Šeška! - siol.net

“Ky është futbolli. Duhet t’ia dalim edhe pa të. Madje kjo është një motivim shtesë për ne, sepse do luajmë dhe do fitojmë për të.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe ndryshe nga herat tjera. Jemi të vetëdijshëm që duhet të fitojmë gjashtë pikë. Jemi të gjithë të motivuar dhe mezi presim këto dy ndeshje.

“Gjithçka vjen nga mbrojtja e mirë. Kështu patëm sukses edhe në Kampionatin Europian. Duhet të besojmë në atë që po bëjmë dhe golat do të vijnë”, u shpreh lojtari Drkusic

Kujtojmë që Kosova luan ndaj Sllovenisë të shtunën nga ora 20:45//Indeksonline//