75 Mall Live Search
22:55 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / L A

Sesko shpëtimtari i Unitedit, i siguron tre pikët ndaj Evertonit

Manchester United i është rikthyer fitores në Premierligë.

Ata mposhtën Evertonin në “Hill Dickinson”, me rezultat minimal 0-1 duke vazhduar ecurinë pozitive.

Golin e vetëm për “Djajtë e Kuq”, e shënoi Benjamin Sesko në minutën e 72-të.

Unitedi, me këtë fitore rikthehet në vendin e 4-të me 48 pikë, ndërsa Evertoni e 9-ta me 37 pikë./IndeksOnline/