12:31 / E Martë, 30 Qershor 2020 / C E

Setieni afër shkarkimit, ky mund ta zërë vendin e tij deri në fund të sezonit

Miralem Pjaniqi, dje edhe zyrtarisht u bë futbollist i Barcelonës, duke firmosur një kontratë katërvjeçare me Katalansit.

Pjaniqi, do t’i bashkohet Barcelonës pas përfundimit të sezonit, mirëpo atmosfera në Camp Nou nuk është aspak e mirë.

Barcelona është në garë me Realin për titullin, por katalansit kanë bërë dy hapa fals me Sevillanin dhe Celtanin dhe tani madrilenët janë në avantazh prej dy pikëve.

Në qendër të kritikave është trajneri Quique Setien, i cili e mori drejtimin e Barcelonës pas shkarkimit të Valverdes. Por sipas raportimeve të fundit, Setieni duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Camp Nou.

Mediat spanjolle raportojnë se në rast se sonte Barcelona nuk fiton ndaj Atletico Madridit, Bartomeu do ta shkarkojë Setienin.

Në rast se Setieni shkarkohet, skuadrën deri në fund të sezonit do ta drejtojë trajneri i Barcelonas B, Garcia Pimienta. /IndeksOnline/