14:41 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Setieni arrin ta gjejë formacionin e duhur, kjo do të jetë 11-shja e mundshme startuese kundër Espanjollit

Sonte nga ora 22:00 do të zhvillohet derbi katalunas midis Barcelonës dhe Espanjollit në kuadër të La Ligas.

Nëse humb apo barazon, Espanjolli bie nga liga, transmeton Indeksonline.

Mediumi “Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, nuk planifikon të ndryshojë asgjë dhe do të startojë me 11-shen që e kishte edhe kundër Villarrealit.

Suarezi dhe Griezmanni, do të jenë në qendër të sulmit, kurse Messi do të luajë prapa tyre.

Mesfusha do të përbëhet nga Vidali, Robertoja dhe Busquetsi, kurse mbrojtja do të jetë e zakonshmja me Semedonin, Piquenin, Lengletin dhe Alban-in.

Espanjolli, po ashtu do të paraqitet me një 11-shen e zakonshme me dyshen sulmuese Wu Lei dhe De Tomas./Indeksonline/

Image may contain: 1 person