15:11 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Sevdai Radogoshi vjen në 40 role të ndryshme brenda një skeqi

Aktori i njohur i humorit, Sevdai Radogoshi prej vitesh ka sjell komedi të cilat pëlqehen edhe sot.

Ndonëse ka karrierë të gjatë, ai vazhdon të befasojë me paraqitjet e tij, e këtë herë më shumë se kurrë më parë.

I njohur më së shumti si “Qumili”, ai së shpejti pritet të vijë me 40 role brenda një skeqi.

Kështu ka bërë të ditur vetë aktori në “Facebook” teksa ka publikuar disa fotografi nga xhirimet

“Së shpejti, shkurt 2020. A jeni gati me i pa 40 rolet e Sevdai Radogoshit në një skeq?!”, ka shkruar aktori./Indeksonline/