22:40 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Seven Saraqi dhe Noizy prishin marrëdhëniet, ky i fundit dëshiron ta fshijë duetin nga Youtube

Noizy dhe Seven Saraqi para katër vitesh kishin ardhur bashkë në një bashkëpunim, bëhet fjalë për këngën “ Si me kon zezake”

Por, tashmë duhet se ka prishje të marrëdhënieve në mes të tyre, pasi që Noizy ka dashur që këtë projekt ta fshijë nga kanali Youtube.

Kjo e ka penguar Sevenin, i cili përmes postimeve në rrjetet sociale i ka kërkuar llogari se pse ka dashur të bëjë diçka të tillë.

“Pas katër vitesh, pse je i zemëruar vëlla” ka shkruar Seveni.

Kurse, në postimin tjetër Seveni i ka thënë Noizyt se në këtë projekt ai vet kishte dashur të merte pjesë./Indeksonline/

Image result for Seven Saraqi dhe Noizy