75 Mall Live Search
21:49 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Sevilla e vendosur në pjesën e parë ndaj Barcelonës

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Sevillas dhe Barcelonës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Mbretit.

Golin e parë dhe të epërsisë për Sevillën në 45 minuta e para të kësaj ndeshje e ka shënuar, Kounde, me një lëvizje të bukur që e dribloi Umtitin dhe shënoi gol, shkruan IndeksOnline

VIDEO

Edhe pse Barcelona u mundua të bëjë më të mirën, nuk ia doli.

Aktualisht rezultati i kësaj ndeshje është 1:0, do të shohim se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.