75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 10 Tetor 2023 / L K

Sevilla gjen trajnerin e ri, ish-futbollistin e Valencias

Diego Alonso do të bëhet trajneri i ri i Sevillas në orët e ardhshme.

48 vjeçari do të zëvëndësoi Mendilibar që u shkarkua nga ky post te Sevilla pas barazimit me Vallecanon.

Së fundi Alonso ishte selektor i Uruguajit, ndërsa si trajner e ka udhëhequr edhe Penarol, Pachuca, Monterrey e Interi Miamin.

Alonso në të kaluarën ka përvojë si futbollist në Spanjë duke luajtur për Valencian, Racing dhe Malagan./Indeksonline/