75 Mall Live Search
23:05 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Sevilla ia bën “papa” garës për titull të La Ligas, Bilbao ia “fik” çdo shpresë

Skuadra e Sevillas ka bërë një hap të madh mbrapa garës për titullin e La Ligas.

Ekipi nga Andaluzia ka pësuar humbje 0:1 nga skuadra baske, Athletic Bilbao, transmeton Indeksonline.

Golin e vetëm e shënoi Inaki Williams në minutën 90-të.

Me këtë humbje, Sevilla mbetet 4 pikë mbrapa Real Madridit dhe Barcelonës, kurse 6-të nga Atletico Madrid.

Bilbao me pak gjasa për një plasman në Evropa Ligë. Ata kanë 45 pikë, 5 larg pozitës që dërgon në Evropë.

Sevilla ndeshjen tjetër e ka kundër Real Madridit, kurse Bilbao luan kundër Osasunës./Indeksonline/