75 Mall Live Search
08:41 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / L K

Sevilla po bëhet me trajner të ri, ishte “betuar” se një ditë do e udhëheqë këtë skuadër!

“Herët a vonë unë do të stërvit Sevillan”. Këtë deklaratë Quique Sánchez Flores e kishte thënë 12 vite më parë.

Kjo profeci tani po bëhet realitet ngase trajneri spanjoll ka arritur marrëveshje me Sevillen.

Pas shkarkimit të Diego Alonsos, Sevilla do të emëroi trajnerin e tretë në këtë sezon.

Atij do t’i ofrohet kontratë deri në fund të sezonit dhe varësisht rezultateve do të merret një vendim për të ardhmen e tij./Indeksonline./