75 Mall Live Search
23:56 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Sevilla stërvitje për Messin, ja sa gola i ka shënuar

Sevilla është skuadra e preferuar e Lionel Messit.

Me golin e sotëm në Copa del Rey, ylli argjentinas grumbullon 33 gola kundër këtij kundërshtari, në një mesatare prej 0.91 gola për ndeshje.

Ky realizim gjithashtu ishte edhe i 50-ti në garën e dytë më të rëndësishme në Spanjë, shkruan Indeksonline.

Mess barazoi Puskas dhe Kubala në pozitën e gjashtë. Vetëm Edmundo Suárez (53), Quini (55), Gorostiza (64), Samitier (69) dhe Zarra (81) janë para tij.

Me Messin , Barça ka mundur Sevillën 26 herë , disa prej të cilave janë finale, ata kan qenë në gjendje të barazojnë pesë ndeshje dhe të fitojnë gjashtë, të fundit javën e kaluar. /IndeksOnline/