“Sexsymbol-i” Sydney Sweeney e adhuron Cristiano Ronaldon: Nëse do të luaja futboll, ai do të ishte modeli im
Aktorja amerikane vizitoi së fundmi stadiumin ku CR7 u bë “burrë”, “Jose Alvalade” të Sporting Lisbonës.
Sydney Sweeney shprehu admirimin e saj për Cristiano Ronaldon. Ylli amerikan, i cili kohët e fundit vizitoi José Alvalade dhe ndoqi ndeshjen e Sportingut të Lisbonës, shfrytëzoi rastin për të qenë në fushë për të treguar aftësitë e saj me topin.
Më vonë, aktorja tha se nuk mund të mos e mbështeste ekipin që e solli CR7 në botën e futbollit të madh, për të cilin më pas tha se “Cristiano Ronaldo është futbollisti im i preferuar.
Unë jam një person konkurrues dhe nëse do të luaja futboll, ai do të ishte modeli im”. Kohët e fundit, amerikania vizitoi stadiumin ku u rrit Cristiano Ronaldo, të Sporting Lisbonës, duke kuptuar një pjesë të madhështisë së tij.
E lindur në vitin 1997 në Spokane, Sweeney ka qenë një nga simbolet më të mëdha të seksit në botë vitet e fundit, duke fituar famë nga paraqitjet e saj në serialet Euphoria dhe The White Lotus, ndërsa më vonë luajti në filma si Reality, Christy dhe Anything But You.

