75 Mall Live Search
18:40 / E Martë, 24 Maj 2022 / AR

Sezonë e nxehtë/ Semi kësaj radhe po vjen në duet, ja kur do të publikohet

Sezoni i verës pritet të jetë i “nxehtë” nga mega projektet që po realizohen nga artistët tanë.

Semi Jaupaj ka gati këngën e re të cilën po e sjellë në bashkëpunim me Ron Zaitin, shkruan Indeksonline.

Këtë e bëri të ditur Dafina Zeqiri përmes një foto të bukur të të dy artistëve.

Ajo zbuloi se kënga “All ur loving” do të publikohet të enjten në ora 18:00.

“All ur loving” nga dy artistë të mrekullueshem @ronzaitift.@semijaupaj
Të enjten ne oren 18:00! 💕💕💕”, shkroi Dafina në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/