75 Mall Live Search
17:02 / E Diele, 09 Mars 2025 / AR

Sezoni i dytë i spektaklit të Meghan Markle po vjen

Meghan Markle i është dhënë një sezon i dytë i shfaqjes së saj të gatimit dhe stilit të jetesës With Love, Meghan.

Xhirimet tashmë kanë përfunduar dhe episodet e reja pritet të mbërrijnë në Netflix këtë vjeshtë. Ky lajm befasoi shumë sepse seriali mori vlerësime të dobëta dhe komente të shumta negative, transmeton Indeksonline.

“Kjo mund të jetë një surprizë, por një gjë që Netflix pëlqen është polemika dhe ky serial sigurisht që ka shkaktuar shumë debate. Shumë prej tyre ishin aq të ashpër ndaj serialit të Meghan, saqë menduan se nuk kishte asnjë mundësi që të kishte një sezon tjetër”, tha një burim i mirëinformuar për The Sun./Indeksonline/