Sezoni i ri, Manchester Unitedi i vjetër

Manchester Unitedi ka bërë hap fals që në xhiron e dytë të Premierligës, duke pësuar humbje 2:1 ndaj Brightonin në Amex Stadium, me Joao Pedron që shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.
Të dy skuadrat erdhën nga fitoret në ndeshjet e tyre hapëse, teksa tani Brightoni vazhdon me një fitore tjetër, e Manchester Unitedi zhgënjen. Wellbeck dhe Diallo shënuan në pjesën e parë.
Heroi i Brightonit ishte Joao Pedro, i cili në minutën e pestë shtesë shënoi për fitoren e madhe 2:1.