Sezoni më i dobët në histori të Real Madrid
Real Madrid ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19.
Ky sezon duhet të harrohet shpejtë pasi që 13 herë kampionët e Evropës ishin jashtë çdo objektive.
Mbretërit në këtë sezon ndryshuan tre trajnerë mirëpo asnjëri nuk bëri më mirë se tjetri, shkruan Indeksonline.
Real Madrid ka pësuar 12 humbje këtë sezon në La Liga, ku vetëm në sezonin 1973-74 ka humbur më shumë brenda një sezoni.
Në përgjithësi ata kanë humbur 18 ndeshje, duke i përfshirë ato të Ligës së Kampionëve dhe Kupës.
Në Ligën e Kampionëve janë eliminuar në fazën e parë të eliminimit direkt, ndërsa në Kupë u eliminuan në gjysmëfinale.
Për sezonin e ardhshëm Perez së bashku me Zidane kanë paralajmëruar se do të bëjnë revulucion, ku disa emra janë përmendur që do të largohen e disa tjerë do të afrohen. /IndeksOnline/